Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Shqipëria fiton Europianin, më quani të çmendur po të doni”, gazetari bën deklaratën e fortë: Sylvinhos i kërkova falje që e paragjykova

Shkruar nga NEWSPORT

Gazetari sportiv Ervin Baku, ka bërë një deklaratë të fortë në një lidhje drejtpërdrejt me Report TV ku shprehet se Shqipëria do të fitojë Europianin. Ai zbulon një prapaskenë interesante teksa i ka kërkuar falje personalisht Sylvinhos në konferencë sepse e kishte paragjykuar kur braziliani erdhi në fillim.

[caption id="attachment_709792" align="alignnone" width="427"]Ervin Baku Ervin Baku[/caption]

“Më quani edhe të çmendur por unë them se Shqipëria do të fitojë kampionatin Europian në Gjermani. Shqipëria i ka të gjitha elementët që të përsërisë suksesin e Greqisë në 2004-tën që doli kampione Europe.

Ne kemi një skuadër me futbollistë që janë formuar dhe luajnë të gjithë jashtë. Kemi trajnerin më të mirë që kemi pasur ndër vite, kemi një tifozeri “vullkanike” dhe tashmë asnjë arbitër nuk na nëpërkëmb më.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Çekinë kam shkuar dhe I kam dhënë dorën Sylvinhos dhe I kam thënë 'Të kërkoj falje'. I habitur më tha pse dhe ia shpjegova se të kam paragjykuar pa nisur punën në skuadrën tonë”, tha Ervin Baku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga