
Shqipëria U-17 ka barazuar 0-0 kundër Uellsit U-17, ndeshje e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të EURO 2023. Në këtë mënyrë, ekipi ynë përfaqësues e ka mbyllur këtë fazë në vendin e tretë me 4 pikë të grumbulluara.
Në krye mbetet Uellsi me 5 pikë, kurse në vend të dytë Kroaci në të njëjtën kuotë pikësh me Shqipërinë. Kroatët kanë avantazhin e sfidës direkte dhe në këtë mënyrë lënë pas ekipin tonë përfaqësues të 17 vjeçarëve. Duhet thënë që kombëtarja shqiptare vijon të shpresojë te kualifikimi duke u renditur në një nga 7 vendet e treta më të mira.
Poll