Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shpresë për Asllanin, Championsi “i jep” fanelën titullare në kampionat…më në fund

Shkruar nga NEWSPORT
Shpresë për Asllanin, Championsi “i jep” fanelën

12 minutat ndaj Juventusit në Coppa Italia bënë që Kristjan Asllani të shihej edhe njëherë në fushën e lojës. Keqardhje për një talent të tillë vetëm 21 vjeç por i syrgjynosur në stol duke “shijuar” ndeshje pas ndeshje emocionet e lojës nga pankina.

Mirëpo, duket se ka pak shpresë për më shumë minuta. Interi nesër do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Salernitanan dhe është një mundësi ideale për të pushuar disa nga lojtarët kryesor përpara duelit jetik në Champions League ndaj Benficas.

Gazzetta dello Sport tregon se Asllani mund të zëvëndësojë një prej treshes titullarë Barella, Brozovic apo Mkhitaryan. Me dëmtimin e Calhanoglu dhe kalendarin e ngjeshur, Asllani mund të marrë më shumë minuta në ndeshjet “e lehta” në kampionat për t’i lënë të pushojnë titullarët për Champions.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga