
Barcelona është thuajse me një këmbë në Europa League për të dytin vit rradhazi. Katalanasit dështuan të mposhtnin Interin në dy duelet e fundit dhe tashmë janë larg kalimit të turit. Nesër në mbrëmje luajnë ndaj Bayernit në Camp Nou dhe trajneri Xavi ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Kualifikimi - “Shpresa vdes e fundit dhe mundësitë për kalimin e grupeve janë minimale. Unë jam gjithmonë pozitiv, por kur nuk ke më gjë në dorë, nuk je aq pozitiv. Është logjike, është njerëzore.”
Ka një shpresë të vogël, por nuk varet nga ne. Duhet të ruajmë mentalitetin. Ndjenja e besimit është e mirë dhe nëse nuk kualifikohemi në 1/8 duhet të vazhdojmë. Pavarësisht se çfarë ndodh në Milano, ne duhet të tregojmë se mund të konkurrojmë”.
Lewandowski, dhe mesfusha - “Kjo është një ndeshje hakmarrjeje, është një ndeshje për atë që nuk shënoi dhe për ekipin. Ne nuk jemi këtu për prova, ne jemi këtu për të fituar ndeshje. Unë besoj shumë tek Busquets dhe tek Frenki, do t’i përdor në varësi se si shkojn ndeshja. Për mua Busquets është ende shumë i rëndësishëm”.
Si vjen Barcelona në këtë ndeshje? - “Ekipi ka personalitet dhe karakter. Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë dhe skuadra ka reaguar shumë mirë. Është një grup fitues dhe ata donin të tregonin se mund të fitonin, por kjo vazhdon dhe ne duhet ta dëshmojmë këtë në çdo ndeshje.
Ajo që dështoi në skuadër është se ne nuk kemi qenë në nivel në shumë raste në ndeshjet e Champions League, në të tjera po ashtu si në Mynih. E kemi pasur në dorë dhe tani nuk varemi nga ne, ato janë gabimet tona”,
Mendoni për Europa League? - “Jo aq shumë. Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi me Europa League me synimin për ta fituar atë.” - deklaroi Xavi.