
Lewis Hamilton ka shpëtuar dje për mrekulli teksa u përplas me rivalin Max Verstappen. Piloti britanik po garonte në Çmimin e Madh të Italisë, por u godit nga pas prej Verstappen.
Ishte rrethi mbrojtës i kabinës që i shpëtoi jetën në aksidentin e tmerrshëm. Vetë Hamilton ka falënderuar Zotin teksa ka thënë:
"Ndihem shumë me fat sot. Falë Zotit rrethi më shpëtoi mua dhe ma shpëtoi kokën. Jam mirënjohës që jam ende këtu. Ndihem tejet i bekuar që dikush po më shikonte nga lart sot", u shpreh 36-vjeçari.
Poll