Janë luajtur ditën e sotme 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Një nga këto ndeshje ishte dhe derbi i shqiptarëve, sfida Gostivari – Struga.
Gostivari triufmoi me rezultatin minimal 2-1 përballë të besuarve të Shpëtim Duros, me këtë të fundit që merr një humbje që lë shije të hidhur. Në krahun tjetër Shkëndija u surprizua në shtëpi, teksa u mjaftua me 1 pikë përballë Voska Sport. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1.
Në ndeshjet e tijera Shkupi fitoi 3-0 përballë Rabotnickit, Vardari triumfoi në shtëpi me Brera Strumica dhe Makedonija GP barazoi 1-1 me Tikves.
Poll