
Sfida Aston Villa-Everton e programuar për t'u luajtur ditën e diel është anulluar. Rastet e shumta me Covid-19-të të Aston Villa kanë detyruar drejtuesit e Premier League që të marrin vendimin për anullim e kësaj ndeshje. Prej ditësh, skuadra angleze për përballet me një numër të lartë të infektuarisht ku përfshihen shumë lojtarë dhe për këtë arsye ka mbyllur edhe qendrën stërvitore.
Pak ditë më parë, Aston Villa luajti me lojtarët U-23 në FA Cup ndaj Liverpool, por këtë drejtuesit e kampionatin anglez kanë vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një datë tjetër. Kjo është ndeshja e dytë që anullohet për Aston Villan pasi edhe një javë më parë sfida ndaj Tottenham u shty për shkak të infektimit në masë të skuadrës angleze.