
Borussia Dortmund është përforcuar shumë në repartin ofensiv. Afrimi i fundit dhe forma e mirë e Haaland, ka bërë që sulmuesi spanjoll Paco Alcacer të mendojë largimin. Në ishull e bëjnë të sigurt largimin e tij nga Gjermania, me Newcastle që ka bërë edhe ofertën konkrete në drejtim të 26 vjeçarit.
Pas afrimit të Lazaro nga Inter, ishullorët po menodjnë edhe për Alcacer duke ofruar huazimin me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 30 milion euro. Operacioni pritet të mbyllet me gjasë në orët e fundit të merkatos, me Alcacer që do të gjente kështu skuadrën e pestë në karrierë. Gjatë këtij sezoni, ish-sulmuesi i Barcelonës është aktivizuar në 11 takime duke shënuar 5 gola.
Poll