
Covid-19 ka shpërthyer në klubin e Sandhausen në Bundesligën 2 të Gjermanisë. Klubi ku bën pjesë futbollisti shqiptar Besar Halimi ka konfirmuar se në skuadër janë disa të infektuar me Coronavirus, teksa kanë vendosur që skuadra të jetë në karantinë për 14 ditë.
"Shëndeti i lojtarëve ka përparësinë kryesore. Në këtë drejtim, ne jemi të lumtur që kemi mundur të marrim masat e duhura përmes zbulimit të hershëm, për shkak të testimit të rregullt si pjesë e konceptit të higjienës" deklaroi menaxheri Volker Piegsa. Sandhausen ka kërkuar nga Federata gjermane e futbollit të anullojë të gjitha ndeshjet e skuadrës për këtë periudhë.
Poll