Chelsea është afër transferimit të sulmuesit uruguaian, Joaquin Ardaiz
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Chelsea pritet ta transferoj sulmuesin uruguaian, Joaquin Ardaiz, i cili është pjesë e skuadrës së Danubio.
Përfaqësuesi i U-20 i Uruguait pritet t’i kushtoj liderit të Premierligës 25 milionë paund (30 milionë euro).
Por, Chelsea nuk do ta ketë të lehtë t’i siguroj shërbimet e 18 vjeçarit, pasi për të interesim kanë shfaqur Barcelona, Sporting Lisbon, Manchester United dhe City.