
Në ndeshjen e Europa League që AEK dhe Ajax zhvilluan mes tyre në “APAP Arena” që përfundoi 1-1, një banderolë mori vëmendje e të gjithëve. Në stadium nga tifozët grek të AEK u shpalos banderola “Kosova ështëë Shqipëri”.
Në fakt për tifozët shqiptarë kjo është banderola që duhej, por për ato serb dhe grek shkaktoi një zhurmë të madhe mediatike. Menjëherë pas ndeshjes skuadra greke doli me një njoftim ku thuhej se do të gjendeshin përgjegjësit dhe do t’u ndalohej hyrja në stadium.
Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Sipas mediave greke klubi i AEK i ndihmuar edhe nga Policia greke kanë bërë të mundur identifikin e autorëve dhe tashmë u ka ndaluar edhe hyrjen nnë stadiumin e AEK. Kujtojmë se ditë më parë u raportua se janë dy tifozë shqiptarë, saktësisht nga Lushnja që bënë të mundur shpalosjen e kësaj banderole në stadiumin grek, por emrart e tyre ende nuk janë bërë publik për mediat.