
Tashmë pa frikë e themi se Inter Miami është një “mini-Barcelonë”, teksa në fushë shikojmë lojtaarë që në të kaluarën kanë fituar trofe me blaugranat. Lionel Messi dhe Luis Suarez janë ribashkuar për të dhuruar të tjera ndeshje fantastike.
Pikërisht kjo dyshe ishte vendimtare në fitoren 5-0 të Inter Miamin në sfidën ndaj Orlando City. Suarez hapi serinë e golave në minutën e katërt, teksa pas 7 minutash do të dyfishonte sërish shifrat, duke shënuar dopietë.
Golin e tretë për Inrter Miamin e shënoi Taylor, ndërsa Messi do të dhuronte edhe dy “magji” të tjera për 5-0. Një paraqitje fantastike nga ish-ët e Barcelonës që tashmë tifozët kanë mundësi të shijojnë edhe njëherë spektaklin e tyre në fushën e lojës.
Kujtojmë se Inter Miami udhëheq Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve.