Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shorti i Nations League për vajza, Kosova mëson kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Nations League për vajza. Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficientëve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Kosova bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në tërheqjen e shortit e pranishme ka qenë menaxherja për futbollin e femrave, Valbona Gashi Uka. Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Kosova është me tri skuadra.

Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të vendet të dyta nga pesë grupet do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të vendeve të dyta në grupet e Ligës B. Ndeshjet janë përcaktuar të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023.

[caption id="attachment_690816" align="alignnone" width="300"] Kundershtaret e Kosoves[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga