Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Shoh një padrejtësi që duhet denoncuar", Joan Laporta: Jemi mësuar me favorizimet që i bëhen Realit

Shkruar nga NEWSPORT
"Shoh një padrejtësi që duhet denoncuar", Joan Laporta:

Fitorja e Reali Madrid përballë Almerias me rezultatin 3-2 ka sjellë polemika të cilan nuk kanë fund. Të gjithë akuzojnë Realin për favorizim, duke marrë si shembull golin e Vinicius ndaj Almerias, i cili duhej të anullohet për prekje të topit me dorë.

Ai vendim i arbitrit për ta cilësuar atë gol të rregullt ka sjellë revoltim tek të gjithë, por sidomos te Barcelona dhe drejtuesit katalanas. Teksa së fundmi për këtë temë ka folur presidenti i tyre, Joan Laporta.

“Jam një president që nuk fshihem nga situatat dhe mendoj se duhet të ngre zërin për këtë rast. Sepse shoh një padrejtësi që duhet denoncuar. Duhen marrë masa. Konkurrenca nuk mund duhet të shtrembërohet dhe manipulohet më nga vendime si ai i së dielës në Bernabeu. Dhe nuk është vetëm rasti i së dielës.

I kemi analizuar mirë situatat. Kundërshtarët tanë kanë fituar një sërë pikësh duke përfituar nga vendimet e favorshme të arbitrave. ë duhet ta pranoj se tashmë jemi Jam mësuar me këto situata, por gjithsesi do të vazhdojmë të luftojmë që gjërat të ndryshojnë”, është shprehur presidenti i Barcelonës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga