Partizani do të presë Valmieran ditën e enjtë në stadiumin Elbasan Arena në orën 17:00 për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të tretë të kualifikueseve të Conference League.
Të kuqtë janë me një këmbë në Play-Off teksa kanë fituar ndeshjen e parë në Letoni me rezultatin 1-2. Në Elbasan do të kenë në avantazh qoftë edhe barazimin për t’u kualifikuar ku në Play-Off do të përballet me një nga Astana ose Ludogorets.
Klubi ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë që pritet të tërheqë tifozë të kuq në shkallët e stadiumit. Për të shmangur rradhën dhe trafikun, klubi u ofron mundësinë tifozëve t’i sigurojnë biletat edhe nëpërmjet biletarisë online.
[caption id="attachment_703448" align="alignnone" width="641"] © facebook.com/partizaniclub[/caption]