Shkupi nuk i’a del, ekipi shqiptar eleminohet nga Conference League
Shkruar nga NEWSPORT
Merr fund këtu aventura europiane për ekipin e Shkupit. Skuadra shqiptare nuk i’a doli të kualifikohej ndaj Levski Sofia.
Pas ndeshjes së parë të humbur 0-2 përball bullgarëve, Shkupi u mund përsëri, këtë herë në transfertë me rezultatin 1-0 në ndeshjen e dytë duke i dhënë fund rrugëtimit të tyre në Conference League.
Gjithsesi duhet përmendur se ekipi shqiptar ka bërë një paraqitje të mirë që nga fillimi i këtyre kualifikuesve e deri më tani.