Autobusi i Crystal Palace është sulmuar nga… tifozët e vet
Historia komike vjen nga Anglia. CVrystal Palace luante të shtunën një ndeshje jetike kundër Middlesbrough dhe ndonëse fitoi në fushë, mori një dhuratë të hidhur nga tifozët e vet, që vizatuan emrin CRYSTAL PALACE FC mbi autobusin e klubit.
Për të qeshur është fakti se tifozët nuk e dinin që po shkruanin mbi autobusin e skuadrës së zemrës, sepse kujtuan se ishte autobusi i Middlesbrough, i cili ishte parkuar në një hotel pranë stadiumit “Selhurst Park”.
Një nga punonjësit e stadiumit postoi foton dhe shkroi në Tëitter: “40.000 sterlina dëm te autobusi ynë, sepse kujtuan se ishte i Middlesbrough. E bukur kjo!”.
Gjithsesi, duke parë foton, nuk është se autobusi ngjan shumë keq, thjesht tifozët kundërshtarë do ta dallonin lehtë po të kishin dëshirë ta sulmonin.
Palace fans vandalise what they think is the boro coach. But boro flew down and borrowed one of the palace coaches causing £40k of damage 😅😅 pic.twitter.com/SsXn6F6KoR
— Rich Cook (@Rickyc1234) February 26, 2017