
Tomas Gronemark, rekordmen në hedhjen e rivënieve anësore ka hapur së fundmi një shkollë për të përmirësuar teknikën e hedhjes së topit me dorë nga vijat anësore të fushës.
Duket e pamundur, por është e vërtetë. Kështu raporton "Goal.com" mbi çudinë e fundit në botën e futbollit. Rekordmeni i hedhjes së topit nga rivënia anësore (51.33 metra) Tomas Gronemark, tashmë është kthyer në një shembull për t'u ndjekur duke hapur shkollën për lojtarët që kërkojnë të perfeksionojnë rivëniet anësore.
Edhe kur luante futboll, ai ishte i dashuruar pas rivënieve anësore, duke e cilësuar si "pjesa më poetike e futbollit".
Gronemark tregon: "Bashkëpunoj me një numër të madh klubesh futbolli, kryesisht me ato daneze. Një nga nxënësit e mi është edhe Kian Hansen i Midtjiland.
Me ndihmën time ai ka arritur të hedhë topin nga rivënia anësore në një largësi prej 36 metrash".
https://www.youtube.com/watch?v=lO2s4iHyFb8