Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

 Shkëndija në kërkim të fatit, trajneri i kuqezinjve i bindur për përmbysjen: Kualifikohemi edhe me penallti

Shkruar nga NEWSPORT
 Shkëndija në kërkim të fatit, trajneri i kuqezinjve i

Shkëndija në kërkim të fatit, trajneri i kuqezinjve i bindur për përmbysjen: Kualifikohemi edhe me penallti

Shkëndija është vetëm një hap larg arritjes së historisë. Kuqezinjtë përballen nesër në stadiumin "Filipi II" në 20:15 me norvegjezët e Rosenborgut për të vendosur përfundimisht se cila nga të dyja do të shkojë në fazën finale të grupeve të Europa League.

Para takimit të nesërm kanë dalë në konferencën për shtyp trajneri Qatip Osmani dhe sulmuesi Besart Ibrahimi. Për trajnerin e kampionëve të Maqedonisë, skuadra i ka të gjitha mundësitë të arrijë të kualifikohet më tej, pasi rezultati 3-1 në favor të Rosenborgut mund të përmbyset.

"Ne në skuadër sigurisht se jemi optimistë dhe jemi të bindur se disavantazhi nga ndeshja e parë me Rosenborgun mund të përmbyset. Shkëndija ka forcë për ta kaluar skuadrën e Rosenborgut dhe të hyjë në grupet e UEFA Europa League. Jemi të gatshëm për gjithçka, do luajmë të marrim më të mirën, por ekipi besoj është gati edhe për vazhdime apo edhe penalti", deklaron Osmani.

Ndërsa për Ibrahimi mendon se skuadra duhet të shmangë presionin pasi ndodhet në cakun e arritjes së historisë.

"Dua të veçoj se jemi për herë të tretë në play off të UEFA Europa League dhe kjo paraqet sukses të madh për ne. Tani sigurisht se duam të bëjmë histori të re dhe të hyjmë ne grupe, por pa i krijuar presion vetes. Kundërshtari vjen me llogaritë e veta, jemi në disavantazh nga ndeshja e parë, por premtojmë maksimumin për të tentuar përmbysjen dhe për të bërë këtë na duhet edhe mbështetja e publikut", shprehet Ibrahimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga