Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar dhe prezantuar sot në krye të skuadrës së Teutës. Ish-mesfushori korçar do të drejtojë ekipin durrsak në këtë sezon të ri futbollistik. E ka provuar edhe më parë të jetë në krye të “Djemve të Detit”.
Në një prononcim të dhënë për mediet, ai ka folur për përshtypjet e para si dhe bën një parashikim të shkurtër për takimin kundër Kukësit. Në fjalën e tij për gazetarët, Shkëmbi ka thënë:
“Ku ka më mirë se të rikthehesh në një ambient që e njeh, kështu ndodh edhe me futbollistët dhe me trajnerin. Shpresoj t’ia shpërblej në mënyrën më të mirë tifozëve dhe presidentit. Me presidentin jemi në një mendje dhe ta ndryshojmë sa më shpejt këtë situatë, por për fat të mirë është vetëm fillimi dhe kemi kohë të rikuperojmë në pikë dhe lojë. Të fitojmë që këtë javë.
Kukësi - Mendoj se nuk do të ketë ndeshje të lehta, sidomos përballë Kukësit që ka investuar. Ne duhet të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, pastaj bëjmë analizat. Mendoj që skuadra duhet të fitojë”.