
Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle duke treguar aventurën e tij në La Liga. Sulmuesi i njohur ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Mallorca.
Edhe pse drejt tij ka oferta nga klube të huaja, ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik ekipit në fjalë. Në fjalën e tij për mediet spanjolle, Muriqi ka thënë:
“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, tha sulmuesi i Kosovës.
Muriqi ka një klauzolë largimi nga Mallorca për shifrën e 40 milionë eurove. Sevilla ka shfaqur interes konkret për të, por ata janë gati të ofrojnë 10-15 milionë euro për kartonin e lojtarit kosovar.