Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shkëlqeu në Kupën e Botës, mesfushori në “radarët” e Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT

Barcelona po nis nga puna për sezonin e ardhshëm. Duke parë që Busquets nuk ka dhënë ende shenja rinovimi, katalanasit janë hedhur në sulm për zëvëndesuesin e tij.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat që shkëlqeu në Kupën e Botës. Marokeni pëlqehet shumë nga Xavi Hernadez që  e shikon atë si një vlerë të shtuar në mesfushën e Barçës.

26-vjeçari këtë sezon në Seria A ka zhvilluar 27 ndeshje duke qenë kështu një “aset” shumë i rendësishëm për skuadrën e tij.

Vlen të theksohet fakti që mesfushori ka një kontratë me skuadrën vjollcë deri në qershor të 2024. Mbetet për tu parë nësë blaugranasit do të shpenzojnë 25 milion euro që është dhe vlera e lojtarit.

[caption id="attachment_691190" align="alignnone" width="512"] Sofyan Amrabat[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga