Ylli Hoxha është lojtari më i ri i skuadrës së Gjilanit. Futbollisti i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falënderon drejtuesit e rinj, stafin teknik dhe tifozët për mikpritjen e bërë. Ai shprehet i lumtur për aventurën e re në Gjilan teksa shkruan:
"Gjilani është ekipi im i ri tashmë. Falenderoj drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe gjithë tifozët për mikëpritjen.
Përshtypjet e mia të para janë tejet pozitive, do dhuroj gjithçka nga vetja t'i arrijmë objektivat që kemi para vetës.
Shihemi së shpejti".

Poll