Shqipëria U-18 do të luajë ndeshjen gjysmëfinale kundër Azerbajxhan, e vlefshme për Europianin e basketbollit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, Federata Shqiptare e Basketbollit bën me dije:
“Shqipëria U-18 djem luan nesër (30 korrik) ndeshjen ½ finale në turneun europian 2022. Djemtë e drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj dhe zv. trajneri Osvalt Turmalaj me fitoren ndaj Andorrës, kanë arritur vendin e dytë në Grupin A duke u kualifikuar në fazën ½ finale ku do të përballen me vendin e parë në Grupin B”.
Prej javësh, kuqezinjtë tanë po shkëlqejnë në parket, ndërsa nesër luajnë një ndeshje gjysmëfinale kundër Azerbajxhan.

Poll