
Barcelona po punon prej muajsh për rinovimin e ekipit dhe deri tani janë afruar talentë të rinj që pritet të marrin për dore katalanasit në vitet që vijnë. Boshti i vjetër pothuajse po zhduket me Ter Stegen që është titullari i vetëm i padiskutueshëm.
Pique dhe Alba po humbasin vendin nga Kounde dhe Balde. Rradha tani është për dirigjentin e lojës, Sergi Busquets, me katalanasit që synojnë të afrojnë Ruben Neves të Wolves. Ylli portugez në një intervistë për mediat angleze shpreh hapur dëshirën e tij.
“Kush nuk do të dëshironte të luante për Barcelonën? Nëse pyet në përgjithësi, çdo lojtar do të luante për këtë klub, një nga më të mirët në botë. Privilegj për mua që më lidhin me këtë ekip.”- deklaron 25-vjeçari.