Një nga ekipet që ka arritur t’i surprizojë të gjithë, është Cagliari. Ekipi nga Sardenja po zhvillon një sezon fantastik, ku e sheh veten në vendin e katërt. Nësë kamponati do mbyllej këtu, atëherë automatikisht Cagliari do luante në Champions Ligë. Nëse e analizojmë ecurinë e Cagliarit, bie në sy sulmi që po funksionon për mrekulli. Ata kanë shënuar 23 gola, 3 më shumë sesa kryesuesit e Juventusit.
Shifra me të vërtetë të frikshme këto, për një ekip që objektiv në fillim të sezonit kishte mbijetësen. Nëse vazhdohet kështu, mund të synohet shumë më shumë se aq. Merkatoja ka qënë pothuajse perfekte, ku Cagliari ka arritur të huazojë Radja Nainngolan nga Interi dhe të blejë sulmuesin Giovanni Simeone.
Sfida e radhës e Cagliarit është ndaj Lecces, të dielën.