Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Plas sherri te Kukësi, tifozët kundër drejtuesve

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi është drejt zyrtarizimit të largimit të brazilianit Erick Flores. Por, menjëherë pas kësaj situate ka nisur sherri mes tifozëve dhe klubit. Në "facebook" reagimet kanë qenë të ashpra, ku shumë nga tifozët besnikë të skuadrës e kanë cilësuar "arenë lufte" "Zeqir Ymerin" për këtë sezon.

FloresNga ana tjetër, Flores ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në "facebook", ku tregon se klubi e ka larguar me faktin se paguhej shumë. Por, ai shton se ka pasur dhe mungesë respekti ndaj tij. "Me zemër të thyer ju them lamtumirë. Falënderoj të gjithë drejtuesit, sidomos presidentin që më dha mundësi që të punoj këtu. Fatkeqësisht, për mua qëndrimi në klub u bë i pamundur për shkak të mungesës së respektit ndaj personit tim".

"I falënderoj tifozët për dashurinë që më dhuruan gjatë qëndrimit tim, pasi kam kaluar momente të paharrueshme duke mundur të siguroj trofeun e parë në këtë klub, arritje që nuk do ta harroj", thuhet ndër të tjera në deklaratën e lojtarit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga