Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bëri sherr me tifozin e Liverpool, Diego Simeone: Më shau për 90 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
Bëri sherr me tifozin e Liverpool, Diego Simeone: Më shau për 90
Diego Simeone gjate sherrit me tifozin

Atletico Madrid u mposht në “Anfield” nga Liverpool me shifrat 2-3. Një sfidë e cila pati gola, kartonë të kuq dhe një sherr në fund.

Është pikërisht trajneri i spanjollëve, Diego Simeone, i cili bëri sherr me një tifoz të Liverpool dhe më pas u ndëshkua me karton të kuq, duke u largua kështu nga fusha e lojës. Në lidhje me sfidën dhe me këtë episode la folur vetë timonieri i Atleticos.

Argjentinasi thekson se për 90-të minuta është sharë dhe fyer vazhdimisht, gjë e cila siç duket ka irrituar timonierin spanjoll. Ndërkohë sa i takon sfidës, skuadra luajti mirë, por ishte e pafat.

“Reagimi im ndaj fyerjeve nuk është i mirë, por nuk e dini si është të të fyejnë vazhdimisht për 90 minuta. Ishim të pafat me golin e parë, na nxori nga shinat, por me shpirtin dhe cilësinë e djemve u rikthyem në lojë, dhe me Llorenten – ai luajti një ndeshje të shkëlqyer.

 Ne e rritëm nivelin e performancës sonë, megjithëse Liverpooli është një ekip shumë i mirë. Loja ishte në kufi dhe mund të kishte shkuar në të dyja drejtimet. Një gol i shkëlqyer nga Virgil na la me një shije të hidhur në gojë, por me shpirt”, ka theksuar Simeone.

Poll

Lexo gjithashtu