Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shënoi në humbjen e Besiktas, Muçi: Kemi gjëra që duhet t’i përmirësojmë, goli vjen në disa mënyra

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi në humbjen e Besiktas, Muçi: Kemi gjëra që

Ernest Muçi padiksutim është kthyer në një lider te skuadra e Besiktas. Talenti shqiptar përshëndeti grumbullimin e kombëtares me gol, teksa ditën e djeshme shënoi kundër Antalyaspor.

Ish-i i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 46-të të takimit duke ngushtuar shifrat në 1-2, por fatkeqësisht nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte pikë në kampionatin turk. Ky është goli i dytë për Muçin me fanelën e skuadrës turke, teksa pas ndeshjesh do të ishte mjaft i mërzituar që ekipi i tij nuk ia doli të përmbyste sfidën.

“Mendoj se në radhë të parë duhet të përmirësohemi në lojën si skuadër. Duhet të jemi më të fortë, e kam fjalën të jemi më të fortë edhe mentalitet. Duhet t’ia dalim të gjithë së bashku dhe të përmirësohemi. Është e vështirë të flasësh pas një humbje, por na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të rikthehemi me patjetër te fitorja. Ndoshta na duhet ta kërkojmë rrugën e rrjetës në disa mënyra, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Kemi kohë dhe do të punojmë shumë, u shpreh Muçi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga