
Joao Felix rikthehet sërish protagonist te Barcelona, me portugezin që mbrëmjen e djeshme shënoi një gol vendimtar në fitoren e katalanasve. Felix gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të dhe çoi shifrat në 3-2, teksa sfida ndaj Betis më pas do të përfundonte 4-2.
Pas kësaj ndeshje do të fliste ish-i i Atletico Madrid. Sulmuesi theksoi se pavarësisht se për të tashmë flitet shumë, ai është i përqendruar te Barcelona dhe te arritja e objektivave me këtë skuadër.
“Të them të vërtetën, tani jam mësuar nga njerëzit që flasin për mua, si për mirë ashtu edhe për keq. Ka shumë zhurmë sa herë luaj apo nuk luaj, por mua nuk më intereson më. Më e mira që mund të bëj është të mos shoh dhe të mos dëgjoj asgjë, dua vetëm të eci përpara.
Do të luftojmë për këtë kampionat deri në frymën e fundit, por edhe për Kupën e Champions Leaguen. Në një moment apo në një tjetër, Real Madrid dhe Girona do të lejnë pikë. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje pasi vinë ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund të rrezikojmë si ndaj Betis”, u shpreh Felix.