Lazio u përball mbrëmjen e djeshme me Atletico Madrid, takim i vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League. Italianët ia dolën që të shmagnin humbjen vetëm në minutën e fundit të sfidës.
Do të ishte portieri i Lazios, Ivan Provedel që do të gjente rrugën e rrjetës, duke ndërshkuar kështu portierin e spanjollëve. Një gol që sigurisht do ta mbajë mend gjatë, pasi nuk ndodh shpesh që portierët të shënojnë me kokë në ndeshje të niveleve të tilla.
“Ky është një emocion shumë i madh dhe ende nuk po e kuptoj. Gjëja më e vështirë ishte t’i shmangesha shuplakave nga shokët në fund të ndeshjes.
Për fat Lusi Alberto e hodhi topin aty. Çfarë ndjen kur shënon? Rrëmujë. Unë e ndjej më shumë kur bëj një pritje, nuk jam mësuar. Do ta kuptoj çfarë kam bërë më vonë.
Tani jam i lumtur për pikën që kemi marrë dhe më vjen keq që goli erdhi vetëm në minutën e fundit, sepse e meritonim më parë. Të mendojmë për kampionatin, ku kemi bërë shumë pak pikë”, ka deklaruar Provedel pas shënimit të golit.