Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi gol me Samsunspor në debutim, Arbnor Muja: Nuk është e lehtë të përshtatesh, por ndihem si në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol me Samsunspor në debutim, Arbnor Muja: Nuk është

Arbnor Muja ia doli që të shënonte gol në debutimin e tij me ekipin turk të Samsunspor, me këta të fundit që u përballen me Antalyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superligës turke përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të ekipit të shqiptarit, me Mujën që shënoi golin e dytë për të tijët.

Pas golin në debutim ka folur edhe vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare. 25-vjeçari me origjinë nga Mitrovica është shprehur se është e vështirë që të përshtatesh kaq lehtë, por ai vetëm pas kaq pak ditësh ndihet si në shtëpi.

“Kam shumë pak këtu, vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu. Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të përshtatesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga