
Kylian Mbappe ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në Champions League, teksa arriti të shënonte 2 gola ndaj Real Sociedad, në fitoren 2-1 dhe në këtë mënyrë francezët sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Pas këtij kualifikimi, Mbappe ishte shumë i lumtur për golat dhe për rezultatin, teksa theksoi se ky ishte objektivi i gjithë skuadrës. Në lidhje me marrëdhënien që ka me Luis Enriquen, sulmuesi theksoi se ka probleme, por trajneri nuk është njëri prej tyre.
“Jemi shumë të lumtur, ky ishte objektivi. Ne donim të kualifikoheshim, të fitonim dhe ta bënim lojën më të lehtë. Ne shënuam shpejt, nuk e rrezikuam veten, përveç në fund, por kjo nuk është diçka që do ta mbajmë mend. 2-0 është një rezultat shumë i pabesë, por ne jemi shumë të lumtur që jemi në çerekfinale.
Marrëdhënia me Luis Enriquen? Nuk kam ndonjë mesazh të veçantë. Dua të luaj në Champions League. Ndonjëherë kam sukses, ndonjëherë jo, por nuk do të jem kurrë një lojtar që fshihet. Nuk ka asnjë problem me trajnerin. Unë kam probleme, por trajneri nuk është njëri prej tyre”, përfundoi Mbappe.