
Stadiumi “San Siro” është shndërruar në objekt diskutimesh në Itali. Prej disa kohësh është hartuar projekti për impiantin e ri, megjithatë nuk është lejuar ende ndërtimi i tij. Milan dhe Inter janë dakordësuar për të pasur një stadium të ri.
Pikërisht për këtë çështje ka folur Giuseppe Sala. Kryebashkiaku tregoi se klubet kanë paraqitur projektin për stadiumin 60 mijë vendesh. Megjithatë për këtë do të bëhet një konsultim publik.
“Ka një procedurë që duhet ndjekur, por stadiumi i ri ndoshta do të ndërtohet. Po vazhdojmë me konsultimin publik, që do të përfundojë më 18 nëntor. Kush është që stadiumi i ri të ketë qendra tregtare dhe zyra. Nëse do të ruanim San Siron, dy klubet do të investonin diku tjetër”, tha kryebashkiaku Sala.