
Zvicra do të përballet me Brazilin në takimin e dytë në Kupën e Botës, duel që do të luhet ditën e nesërme duke nisur nga ora 17:00. Një sfidë që pritet të jetë e luftuar duke marrë parasysh se të dyja ekipet kanë fituar ndeshjet e para respektive dhe do të jetë një përballje për kreun e grupit G.
Pavarësisht nivelit shumë të lartë të futbollistëve që ka në përbërje Brazili, lojtari shqiptarë, Xherdan Shaqiri ka besim se gjithçka do shkojë mirë.
“Brazili ka gjithashtu pikat e tij të dobëta pavarësisht se ka aq shumë lojtarë të mirë sa është e vështirë të zgjedhësh një. Por edhe në vitin 2018 ne ishim të dobët kundër tyre dhe përfundoi në barazim (1-1 ). Brazilianët luajtën shumë mirë në ndeshjen hapëse, por ne dimë se si të sillemi kundër skuadrave të mëdha”, ka deklaruar Shaqiri.