
Interi do të përballet mbrëmjen e nesërme me Parmën në San Siro për Coppa Italia. Pas zhëgnjimit me Monzan ku u barazuan në minutën e fundit, zikaltërit duan të hedhin aps zhgënjimin dhe të rikthehen te fitorja me Parmën.
Trajneri Simone Inzaghi ka disa mungesa në repartin e mesfushës me Brozovic që është i dëmtuar ndërsa Barella dhe Calhanoglu kanë shfaqur shqetësime pas ndeshjes me Monzan. Përfitues në këtë mes është mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani i cili pritet të marrë në dorë çelësat e mesfushës nesër.
Një rast i artë për 20 vjeçarin që të bindë teknikun Inzaghi për ta përdorur më shumë në kampionat. Asllani do të vendoset para mbrojtjes, teksa nga krahët do të ndihmohet nga Gagliardini e Mkhitaryan, të vetmit e mbetur në dispozicion të trajnerit Inzaghi. Nëse situata mbetet e njëjtë me mesfushorët e dëmtuar, Asllani pritet të jetë titullar edhe ndaj Veronës në fundjavë.