Frank Martin është trajner amerikan i skuadrës së universitetit të Kalorinas Veriore. 45-vjeçari ka dhënë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për sjelljen e prindërve në ndeshjet e fëmijëve të tyre.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin fëmijët e tyre në ndeshjet e ndryshme, duhet të shmangin sharjet dhe fjalorin banal.
"Kur unë shoh djalin tim si tifoz, nuk përpiqem që t'i bëj trajnerin. Ka një njeri tjetër që është lodhur gjithë javën për atë ndeshje. Me respekt ndaj prindërve të tjerë, unë di shumë gjëra më shumë për basketbollin se ata. Por, unë nuk i bëj kurrë presion trajnerit. Ata djem të rinj që janë arbitra, sa para mendoni se fitojnë? 20 dollarë? Edhe unë isha gjyqtar për moshat.
Pra këta njerëz janë në fushë dhe humbin shumë momente me familjet e tyre. Nuk kanë asnjë synim për të vjedhur apo dëmtuar lojtarët. Kështu që edhe prindërit s'kanë pse t'i "masakrojnë"", ka përfunduar ai.