
Interi po luan aktualisht sfidën e radhës në kampionat ndaj Atalantës. Një ndeshje e vështirë dhe shumë e fortë mes dy ekipeve që janë më në formë të Serie A. Zikaltërit kërkojnë me çdo kusht 3 pikë për të mos lëshuar terren me ndjekësit dhe Milan Skriniar foli para ndeshjes për "Inter TV". Mbrojtësi sllovak tregoi se Interi nuk e shikon renditjen aktuale, por duan që gjithmonë të jenë në krye të Serie A.
"Ne nuk e shikojmë renditjen, e dimë që jemi atje lart dhe duam të qëndrojmë atje. Çdo ndeshje duhet të luhet për të fituar. Si mund të ndalojë sulmin e Atalanta? Janë një skuadër e fortë dhe janë në një moment të mirë dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e ashpër.
Po shohim Skriniar-in më të mirë? Këtë duhet ta thoni ju, unë përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Po punoj dhe po i kuptoj gjërat më mire pasi nuk kisha luajtur kurrë me 3 mbrojtës. Ne jemi të gjithë duke u rritur, jo vetëm unë ".