
Spanja do të përballet me Shqipërinë ditën e shtunë në orën 19:45, në një sfidë miqësore. Në prag të takimit që do luhet në RCDE Stadium, ka folur tekniku i spanjollëve, Luis Enrique. Enrique shprehet se përqëndrimi do jetë maksimal që ndeshjen ta kthejnë në festë. Sa i përket moshës së lojtarëve, “timonieri” nuk i kushton rëndësi diçkaje të tillë kur bën listën.
"Mendoj se stadiumi nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtur në Barcelona ka qenë për llogari të një finale olimpike dhe stadiumi ka qenë plot. Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë.
Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar.Do të jetë një festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë. Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”- tha ai.