Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfida me Kosta Rikën, Luis ENRIQUE: Unë vendos gjithçka, jam lideri i ekipit!

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida me Kosta Rikën, Luis ENRIQUE: Unë vendos gjithçka, jam

Ndeshjen e parë Spanja do ta luajë ditën e nesërme ndaj Kosta Rikës, takim që nis në orën 17:00. Një sfidë ku padiksutim favorite janë djemtë e Luis Enriques, të cilët duhet të synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu.

Për të folur për këtë përballje, ka dalë në konferecën për shtyp edhe tenkiku i kombëtares spanjolle, ndërsa ka theksuar se ai është lideri i ekipit dhe vendos gjithçka.

 “Është një ndeshje shumë e vështirë për ne. Kosta Rika po konkurron shumë mirë, është Botërori i tyre i tretë. Ne kemi shumë lojtarë që mund të luajnë në pozicione të ndryshme. Rodri  dhe Gijamon mund të luajnë qendërmbrojtës. Unë nuk e përjashtoj mundësinë për ta përdorur atë në një pozicion tjetër.

Lideri duhet të jetë trajner, sepse përndryshe lojtarët kanë dyshime. Sigurisht që unë jam lideri i ekipit. Unë vendos gjithçka. Unë duhet t’u jap fuqi lojtarëve. Morata dhe Karvahal, teorikisht, do të jenë të disponueshëm nesër, duke përfshirë Gijamon. Unë duhet të marr vendime, nëse do të ishte një vendim i sinqertë, Gaja do të vazhdonte këtu. Ishte një dëmtim 10-15, nuk mund të isha 100%. Vendimi më i mirë i skuadrës ishte ai, nëse bëj atë që duan Valencias, nëse Alba lëndohet sot, ne do të mbetemi pa mbrojtës të majtë”, ka deklaruar Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga