Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfida e sotme në La Liga, 4 të rikthyer te Real Madrid (LISTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida e sotme në La Liga, 4 të rikthyer te Real Madrid (LISTA)

Real Madrid do luaj me Real Sociedad sot në 21:00. Ndeshja e La Ligës është e rëndësishme për Galaktikët, që kërkojnë të ushtrojnë presion ndaj Atletico Madridit kryesues. Për Zidane do jenë gati edhe katër lojtarë, që rikthehn nga dëmtimet.

Rodrygo, Marcelo, Odriozola dhe Valverde janë gati për ta nisur ndeshjen nga fillimi. Sfida e Champions mesjavën e shkuar me Atalantën pa një Real Madrid me emra të rinj në stol, kjo për shkak të mungesave të shumta.

Kështu, edhe në duelin e sotëm Zidane është i detyruar të grumbullojë sërish disa lojtarë të rinj. Diego Altube, Victor Chust, Sergio Arribas dhe Hugo Duro do jenë sërish në stol.

Lista e të ftuarve:

Portierët: Thibaut Courtois, Andriy Lunin and Diego Altube.

Mbrojtësat: Alvaro Odriozola, Nacho, Raphael Varane, Ferland Mendy, Marcelo and Victor Chust.

Mesfushorët: Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Isco, Fede Valverde and Sergio Arribas.

Sulmuesit: Lucas Vazquez, Marco Asensio, Vinicius, Mariano, Rodrygo and Hugo Duro.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga