Vllaznia – Peja është ndeshja e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj, e cila do të luhet të martën, në ora 18:00 në Shkodër. Vllaznia në Ligën Ballkanike në pesë ndeshje ka marrë vetëm një fitore, atë me Rahovecin në Shkodër si dhe katër humbje.
Ndër të cilat një në Shkodër, përballë malazezëve të Ibar Rozhajes, si dhe me Pejën përsëri me Ibar Rozhajen, këtë herë në fushën e kësaj të fundit, e më pas dhe me bullgarën e Akademik Bulteks.
Vllaznia ka bërë shumë ndryshime në skuadër duke ndryshuar edhe trajnerin dhe të gjithë në Shkodër besojnë që ekipi i basketbollit ta nis vitin 2020 me një rezultat pozitiv.