Armando Broja nuk është titullar në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Fulham. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do ta nisë nga stoli ndeshjen që Fulham do të luajë përballë Burnley në transfertë.
Kujtojmë që Broja është transferuar te bardhezinjtë në formë huazimi nga Chelsea dhe do të qëndrojë te ekipi i ri deri në fund të sezonit aktual. Ndërsa sot "ylli" shqiptar nëse do të ketë minuta ka mundësinë e artë që ta nisë me këmbën e mbarë te ekipi i ri.
Poll