
Champions League ashtu si të gjitha kampionatet e tjera në Europë është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. UEFA ka vendosur që ndeshjet e mbetura të luhen në muajin gusht pasi të gjitha ligat të jenë përfunduara.
Juventus-Lyon është një nga takimet e fazës së 1/16 që është shtyrë për muajin gusht. Presidenti I Lyon, Jean-Michel Aulas në një intervistë për “RTL Foot”, ka zbuluar datën e saktë se kur do të luhet ky takim.
Sipas tij është parashikuar që më 7 gusht të luhet ndeshja e kthimit e Champions League mes dy ekipeve. Deri më tani nuk ka ende data zyrtare nga UEFA, por që me kalimin e ditëe pritet të bëhen zyrtare.
Poll