Tottenham nuk arriti një sezon brenda pritshmërive në Premier League teksa pas 36 javëve u rendit në vendin e 8-të duke qëndruar jashtë garave europiane, Pas këtij sezoni për t’u harruar tashmë “Spursat” kanë hedhur sytë nga merkato.
Tottenham po kërkon të “blindojë” portën teksa objektivi kryersorë është David Raya. Raya i cili ka lënë jashtë portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha duke mos e lejuar të luaj asnjë minutë në Premier League, vlersohet nga Brentford rreth 45 milionë euro.
Sipas që raporton “The Sun”, ekipi nga londra veriore dëshiron të paguaj 25 milonë euro dhe të përfshijë në kontratë Hugo Lloris. Duket se ngërçi mbi tarifën vazhdon. Por ndoshta Spurs janë gati të ndërmarrin një hap gjigant drejt sjelljes së 27-vjeçarit në Londër.
[caption id="attachment_696342" align="alignnone" width="768"] David Raya[/caption]