Bayern Munchen u eleminua nga Champions League nga Manchester City në çerekfinale. Që prej fitimit të trofeut në 2020, bavarezët nuk kanë shkuar më tej se kjo fazë, madje edhe në Kupën e Gjermanisë janë mposhtur 3 herë në 3 gjysmëfinalet e fundit. Trajneri Tuchel, megjithatë, nuk e quan periudhë krize pasi kjo fazë është një arritje.
“E kuptoj që 3 vite jashtë gjysmëfinaleve në DFB Pokal janë shumë por 3 sezone në çerekfinalet e Champions League nuk mund të quhet krizë dhe nuk mund të vëmë gjithçka në dyshim. Shumë klube të mëdhenj nuk arrijnë as në çerekfinale megjithëse ne mbetemi gjithmonë ambicioz dhe duam më shumë. Jemi ende në krye të Bundesligas dhe nuk do ta quaja periudhë krizë.
Thomas Muller? Edhe unë jam një tifoz i Müller por ndeshja ndaj Manchester nuk ishte perfektja për të pasi në të kundërt do të luante si zakonisht. Nuk ka asgjë personale dhe gjithçka shkon mirë në këtë moment. Jam i kënaqur me reagimin e tij në stërvitje.”-tha trajneri.