
Ky sezon ka qenë impresionues për "muskutjerin" Adama Traore. I rritur në akademinë e Bracelonës, lojtari me origjinë nga Mali nuk mundi asnjëherë të bënte pjesë në ekipn A të katalanasve. Pas aktivizimit në Angli, Ëolves besoi në aftësitë e 23 vjeçarit duke e afruar në skuadër për shifrën e 8 milion eurove nga Midlesbrough.
Gjatë këtij sezoni, lojtari që ka edhe pasaporten spanjolle ka zhvilluar 20 paraqitje duke gjtur katër herë rrugën e rrjetës. Më shumë së goleador, Traore njihet për fizikun dhe shpejtësinë që i jep lojës në krahun e djathtë. Së fundmi raportohet se pas tij janë tre ekipe "big". Manchester City dhe Liverpool në ishull kërkojnë shërbimet e tij, ndërsa Barcelona kërkon ta rikthejë edhe njëherë aty ku lindi si futbollist. Wolves e ka vendosur çmimin, duke kërkuar plot 80 milion euro për kartonin e tij.