
Java e 9 e Serie A ka programuar supersfidën mes Milanit dhe Juventusit në orën 18:00 në San Siro. Dy ekipet pavarësisht mungesave nuk heqin dorë nga objektivi për fitore dhe sot do të mundohen me të gjithë mënyrat për të dalë me 3 pikë nga fusha. Djalli pas humbjes me Chelsea ne Champions do të kërkojë reagimin ndaj bardhezinjve.
Edhe Interi do të zbresë në fushën e lojës teksa në orën 15:00 do të sfidojë Sassuolon në Mapei Stadium me Asllanin që pritet të rikthehet si titullar. Në mbrëmjë Bologna do të presë Sampdorian e Dejan Stankovic në orën 20:45.
Poll