Me golin e sotëm kundër Burnley, Sergio Aguero ka hyrë në historinë e klubit të Manchester City. Goli i sotshëm i argjentinasit ka qenë i 177-ti me fanellën e Cityt ku "El Kun" ka barazuar legjendën e klubit, Eric Brook.
Aguero ka barazuar një rekord që zgjaste nga viti 1939-të, pra një rekord që zgjaste prej 78 vitesh. Kështu argjentinasi është një legjendë e gjallë te Manchester City. Që prej transferimit të tij në vitin 2011 te "citizziens", Aguero ka shkëlqyer me golat dhe performancat e tij, duke shkruar kështu emrin e tij në librat e historisë së këtij klubi.
Poll
