
Senegali arriti të kualifikohet në fazën tjetër duke kaluar në raundin e të 16-tave. Komisioni i Disiplinës në FIFA ka ndërmarrë një sërë hapash për kombëtaret që thyejnë rregullat e përcaktuara nga krerët.
Senegali duket që nuk i ka zbatuar në mënyrën në mënyrën e duhur direktivat e FIFA-s, pasi në konferencën që zhvillohet para ndeshjes, e cila duhet të jetë minimalisht 1 ditë para takimit, duhet që të paraqiten trajneri dhe së paku një lojtar.
FIFA konfirmoi se Federata e Futbollit të Senegalit po përballej me një hetim nga organizatorët e Kupës së Botës, pasi nuk kanë arritur të përmbushin kushtet e vendosura. Një gjë të tillë e beri dhe Gjermania në sfidën ndaj Spanjës, ku Flick u shfaq i vetëm në konferëncë duke u justifikuar me distancën e madhe që duhet të përshkojë një lojtar.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurat kundër Federatës Senegaleze të Futbollit për shkak të shkeljeve në nenin 44 të Rregulloreve për Kupën e Botës FIFA 2022, neni 2.7.2 të Rregullores së Medias dhe Marketingut dhe nenit 8.5.3”.
“Shkeljet e mundshme lidhen me konferencën e detyrueshme për shtyp që u zhvillua më 28 nëntor përpara ndeshjes Ekuador - Senegal në Kupën e Botës FIFA”.
FIFA më herët gjobiti Gjermaninë me një shumë afro 9 mijë euro, për shkelje të së njëjtës pikë të ligjit. Tani duket që Senegali do të përballet me pasoja të ngjashme si ato të Gjermanisë, një shumë jo e madhe për ekipin.